Njeriu më i fortë në Kosovë - truprojë i dy këngëtarëve të mirënjohur

Boksi

Njeriu më i fortë në Kosovë - truprojë i dy këngëtarëve të mirënjohur

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 18:22
Bujar Muli

Disa e lakmojnë për nga fuqia që ka Bujar Muli. Trupi i tij është pothuajse i rrumbullakët dhe me krahët muskuloz, mbase kur mërrolet duket mjaft i frikshëm për armiqtë e tij! Njeriu që e do sportin dhe që njihet me rekordet e tij sidomos në ngritjen e peshave të rënda. Bujari është nga qyteti i Vushtrrisë, njihet me ndaljen me duart të veturës pavarësisht se sa i jep gaz, po ashtu edhe me shpinë çon lart traktorin dhe për shumë e shumë pesha tjera që ka ngritur! 

Ai ka një jetë mjaft moderne, por dot nuk i fle shpirti rehat, pa e realizuar ëndrrën e tij: Të bëhet njeriu më i fortë në botë. Jeta e tij shumë herë u sfidua.  Ai kujton edhe një rast kur paramilitarët serb gati sa ia vranë babain në kohën e luftës. Në anën tjetër krenohet që ka qenë truprojë i dy këngëtarëve të mirënjohur! Në rrëfimin ekskluziv për gazetën kombëtare “Bota sot”, për herë të parë tregon disa nga sekretet e jetës së tij. “Ëndrra ime si fëmijë gjithmonë ka qenë, që një ditë të bëhem njeriu më i fortë në botë. Gjatë gjithë jetës e kam pas këtë ëndërr, e dhëntë Zoti që kjo të bëhet realitet një ditë, ajo ditë po afrohet. Të shohim”, e nis rrëfimin Muli.

Njeriu më i fortë në Kosovë ka bërë punë edhe nëpër diskoteka të Evropës si shumë shqiptarë, për ta siguruar ekzistencën e familjes së tij. Ai mburret me punën e tij që ka bërë, por cila është puna më e preferuar e tij. “Puna ime me e preferuar është të punojë truproje. Ka një kohë goxha të gjatë, që punoj në diskoteka nëpër Evropë, ndërsa kam pas rastin të jem truprojë i dy këngëtarëve të mirënjohur francez, Willy William dhe i Kaarisit. Me pëlqen puna e rrezikshme, pa dyshim!”, tregon Muli.  Njeriu më i fortë vjen nga fshati Kunevik, por që moti si familje jetojnë në qytetin e Vushtrrisë. 30-vjeçari tha se babai i tij e kishte zbuluar se ka reflekse që të jetë një portier i përkryer:

“Që nga mosha 7 - vjeçare, babai me pat zbuluar se kisha talent për portier, pastaj pas përfundimit të luftës u regjistrova në KF Kosova të Vushtrrisë, për pionierë. Pastaj kalova te juniorët, pas një kohe pata kaluar edhe në KF Prishtina.  Në Prishtinë me ecte mirë, se edhe kisha vullnet me punuar me trajnerin e mirënjohur Afrim Tovërlani...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Vitit të Ri (29 dhjetor-2 janar) në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat