McGregor sërish me pushime, rikthehet në kafaz verën e 2018-ës

Boksi

McGregor sërish me pushime, rikthehet në kafaz verën e 2018-ës

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 09:05
Conor McGregor

Conor McGregor, kampion i botës në peshën e lehtë, nuk ka për t’u rikthyer në kafaz deri në verën e vitit të ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar sot presidenti i UFC-së, Dana White, që tha: “Për fat të mirë, ai ka rinisur nga puna për t’u rikthtyer sërish në kafaz dhe besojmë se do të jetë gati për ta patur sërish mes nesh në një duel për titull verën e ardhshme”, tha shefi i arteve marciale mikse.

Më tej, White shtoi se fituesi i përballjes me Barboza dhe Khabib, që zhvillohet nesër në UFC-219, do të duelojë me Tony Ferguson, që është kampion i përkohshëm i peshës së lehtë. Dhe fituesi i këtij duel të dytë do të përballet me Conor McGregor në një duel për titullin kampion në këtë kategori.

McGregor nuk zhvillon një duel në kafaz që prej nëntorit 2016, kur mori titullin kampion bote në peshën e lehtë në një duel ndaj Eddie Alvarez. Irlandezi ende nuk e ka mbrojtur këtë titull, teksa në gusht të këtij viti debutoi dhe u mund në boks nga Floyd Mayweather. Nuk dihet se përse UFC ka vendosur të shtyjë rikthimin në kafaz të McGregor, që e mban peng titullin kampion prej më shumë se një viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat