Mayweather: Kam 7, të kesh 1 është sikur të mos kesh asgjë

Boksi

Mayweather: Kam 7, të kesh 1 është sikur të mos kesh asgjë

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 16:18
Pamje nga një meç

Boksieri amerikan Floyd Mayweather ka folur sot pa dorashka në një intervistë me “kukullën” Diego, në televizionin “Awkwand Puppets”. Në këtë intervistë, kampioni i pamposhtur i dorezave, 50 fitore e asnjë humbje, ka rrëfyer për jetën private, paratë që ka në bankë, dashurinë për makinat. Mayweather ka deklaruar gjithashtu se sfida e bërë më 26 gusht ndaj Conor McGregor është e fundit për të, raporton telesport.

“E pranoj që sfida e fundit që bëra me McGregor ishte një duel për parà. Nuk do të ngjitem më në ring, vetëm po më sollën përpara një alien për t’u përballur, nga një planet tjetër”, tha Mayweather. I pyetur për lokalin e tij “Girl Collection” që ka hapur në Las Vegas dhe për femrat me të cilat shoqërohet, boksieri amerikan tha: “Sa femra kam? Janë 7 të dashura. Me to dal për të ngrënë, me disa prej tyre udhëtoj. Të kem vetëm një të dashur është sikur të mos kem asnjë”, tha Floyd Mayweather.

Në lidhje me paratë që ka fituar deri më tani dhe se sa shkon pasuria, boksieri tha se ka llogari në disa banka, me shuma marramendëse. “200 apo 300 milionë, në secilën llogari”, u shpreh Mayweather, që vetëm nga dueli i fundit me McGregor arkëtoi 350 milionë dollarë. Ndërsa duke folur për pasionin e tij për makinat, boksieri amerikan tha se ka në gjendje 25 makina të shtrenjta, mes të cilave një Bugatti të kuq dhe një Ferrari ngjyrë të verdhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat