Shqiptarët që fituan medalje olimpike në vitet e 80-ta

Boksi

Shqiptarët që fituan medalje olimpike në vitet e 80-ta

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2018 Në ora: 13:53
Në foto shihen tre medalistët olimpik, Sejdiu, Tërstena e Salihu. Foto u sigurua nga monografia e Shaban Tërstenës që u botua para pak kohe.

Ish mundësit Shaban Tërstena e Shaban Sejdiu dhe ish boksieri Aziz Salihu, janë shqiptarët që fituan medalje olimpike në vitet e 80-ta nën petkun e reprezentacionit të ish Jugosllavisë. Në vitin 1980 përkatësisht në Moskë, Shaban Sejdiu u stolis me medalje të bronztë në kategorinë 68 kg, kurse katër vjet më vonë (1984) po ashtu e fitoi të bronztën në Los Anxhelos, por kësaj radhe në kategorinë 74 kg.

Shaban Tërstena stoliset me medalje të artë në Los Anxhelos (1984) dhe i argjendtë në Seul, pra te dyja medaljet në kategorinë 52 kg. Aziz Salihu fitoi medaljen e bronztën në peshat +91 kg në Los Anxhelos në vitin 1984.

 Vitet e 80-ta ishin vitet e arta. Ndërkaq, sot shteti i Kosovës ka medaljen e artë olimpike dhe fal krenarisë tonë, xhudistes Majlinda Kelmendi.  Në foto shihen tre medalistët olimpik, Sejdiu, Tërstena e Salihu. Foto u sigurua nga monografia e Shaban Tërstenës që u botua para pak kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat