Klubi shqiptar që sundon në Maqedoni!

Boksi

Klubi shqiptar që sundon në Maqedoni!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2018 Në ora: 19:11
KB Çairi

Klubi shqiptar i boksit ‘Çair’ është kampion i Maqedonisë. Boksierët shqiptar dëshmuan shkathtësitë e tyre në çdo meç dhe me plot meritë janë kampionë. Ky sukses nuk do të ishte arritur pa punën e madhe të kryetarit dhe trajnerit të klubit, Faton Salihu. Ai tha se me gjithë vështirësitë e mëdha që hasën për gjatë gjithë kampionatit, u stolisen me titullin vjeshtor. Salihu përveç si kryetar e trajner i klubit, është edhe nënkryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë. Ish boksieri i Prishtinës, ankohet se komuna e Çairi nuk i ndihmon me gjithë sukseset që po arrijnë! 

“Bota sot”: A e keni pritur se me KBO Çairin do të stoliseni me titullin e kampionit?

Faton Salihu: Klubi i boksit Çair u themelua në vitin 2008 me iniciativën time dhe të disa kolegëve të mi, ku me dhanë përkrahje dhe me zgjodhën kryetar të klubit. Në fillim të kampionatit nuk kemi pas ambicie dhe pritje që të sfidojmë titullin kampion, pasi që kemi marrë pjesë me një ekip të ri dhe me pak përvojë, por shumë mirë të përgatitur nga trajnerët tanë, siç janë Albion Nasufi, Skënder Jahiu, Enver Salihu dhe nga unë. Kampionati individual që u mbajt në fillim të qershorit, klubi ynë kishte më shumë kampion në të gjitha konkurrencat të kadetëve, juniorë dhe seniorë dhe u shpallëm klubi më i mirë dhe prej aty filluam dhe startuam në dy ligat e boksit të Maqedonisë, në ligën për të rinj dhe ligën për seniorë, ku në çdo javë kemi qenë sa më mirë të përgatitur dhe të koncentruar për ndeshje. Kemi pa që pas çdo ndeshje kemi qenë afër titullit dhe nga mesi i vitit kemi menduar që duhet të luftojmë për dy tituj, që t’i fitojmë dhe të bëhemi kampion në dy ligat e Maqedonisë për vitin 2017, ku edhe me sukses arritëm.

“Bota sot”: Klubi është qind për qind shqiptar, a keni vështirësi kur boksoni jashtë vendit, pra a jeni dëmtuar nga gjyqtarët?

Faton Salihu: Po klubi ynë është klub shqiptar edhe pse në stërvitje vijnë edhe tjera nacionalitete, por garuesit që kanë marrë pjesë këtë vit, të gjithë kanë qenë shqiptar. Ne kemi qenë mirë të përgatitur, nuk kemi pas vështirësi kur kemi boksuar jashtë qytetin tonë sepse jemi mësuar me gjitha ndeshjet. Ndërsa nga gjyqtarët shpesh herë kemi qenë të dëmtuar, por shpesh herë edhe nuk iu kemi dhënë rast gjyqtarëve që ata të caktojnë fituesin, duke e përfunduar ndeshjet para kohe.

 “Bota sot”: A keni presione apo kërcënime si klub shqiptar kur boksoni në qytetet e ndryshme?

Faton Salihu: Jo, nuk kemi pas presion, si federatë e boksit kemi qenë mirë të organizuar dhe nuk kemi lejuar asnjëherë të ketë presione në qytete të ndryshme.

Image

“Bota sot”: A është sensacion vendi i parë në Maqedoni?

Faton Salihu: Klubi i boksit Çair prej tash do të jetë në histori si klub shqiptar, që ka fituar të gjitha titujt për një vit (2017), kampion në kampionatin individual në të gjitha konkurrencat dhe kampion në dy ligat të Maqedonisë, ligën e parë dhe ligën për të rinj.

“Bota sot”: Cilët boksierë mund t’i veçoni që ishin të jashtëzakonshëm dhe sa boksierë i ka gjithsej klubi?

Faton Salihu: Klubi ynë ka mbi 30 boksierë që janë të regjistruar dhe kanë licencë për të boksuar, ndërsa edhe 30 tjera që janë grup fillestar, do të jenë gati që në vitin 2018 të marrin pjesë. Do t’i kisha veçuar boksierët e rinj e me perspektiv, siç janë Shpend Gafuri, Arsim Etemi, Elmedin Istrefi, Artan Aliu, Alim Nasufi, Lulzim Ismaili, Sabit Sulejmani e shumë të tjerë, që janë një perspektiv e madhe e boksit tonë.

“Bota sot”: Sa ndihmohet klubi nga Komuna Çair dhe nga sponsorët?

Faton Salihu:  Klubi ynë nuk është ndihmuar nga komuna e Çairit, ka më shumë se 5 vite që nuk jemi ndihmuar nga kjo komunë, por as nuk jemi përkrahur edhe pas gjithë këtyre titujve. Komuna nuk ka pas kohë që klubit tonë t’ua bënë një pritje apo t’ua jep një mirënjohje për kontributin e madh të sportit Çair. Këtë klub e kam sponsoruar unë vet me ndihmën e shokëve, që kohë pas kohe me kanë ndihmuar, por ne nuk do të ndalemi me suksese, ku në vitin 2018 do të jemi edhe më të fortë, sepse ekipi ynë tash është i kalitur për ndeshje dhe kemi fituar një përvojë në vitin që e lamë pas. Për këtë arsye nuk kemi pas mundësi që as një xhiro apo ndeshje ta mbajmë ne si klub, të jemi nikoqir sepse nuk kemi pas mundësi që të rezervojmë palestrat dhe kushtet dhe për këtë arsye në të gjitha ndeshjet kemi marrë pjesë si mysafir të kampionatit.

“Bota sot”: Çfarë i mungon Çairit?

Faton Salihu: Klubit të boksit Çair i mungon palestra sportive për boks sepse ne stërvitjet i mbajmë me një komunë tjetër, në komunën e Karposhit, te palestra sportive ‘Boris Trajkovski’, ku kushtet janë të mira për stërvitje. Për këtë palestër paguajmë qera të mëdha ne si klub dhe boksierët tanë e kanë të vështirë që të udhëtojnë deri te palestra sportive, por ne si klub i boksit Çair do të mundohemi ose të ndërtojmë ose të huazojmë ndonjë objekt që stërvitjet t’i mbajmë në komunën tonë edhe pse këto palestra e kanë të udhës t’i ndërtojnë apo rinovoj  komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat