Të rikthehet në kafaz

Boksi

Të rikthehet në kafaz

Më: 8 janar 2018 Në ora: 16:39
Conor McGregor

Pasi shkroi historinë e arteve marciale mikse, kur në nëntor të 2016-ës u bë sportisti i parë që mban dy tituj kampionë bote në UFC, irlandezi Conor McGregor ende nuk është ngjitur në kafaz.

Trajneri i tij John Kavanagh, ka deklaruar se po bën gjithçka për ta bindur irlandezin të rikthehet në kafaz, për të vazhduar me sportin që di të praktikojë më mirë. “Stërvitet thuajse çdo ditë dhe mendoj se viti 2018 do të jetë një tjetër vit i madh për të. Unë ende nuk e di se ku dhe kur do të duelojë.

Conor është ende kampion, mban gjerdanin dhe besoj se do të duelojë për ta mbrojtur atë. Opinioni im është se ai do të rikthehet në kafaz”, ka thënë Kavanagh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat