Rikthehet Haxhi Krasniqi, në ring do ta shohim më 3 Shkurt

Boksi

Rikthehet Haxhi Krasniqi, në ring do ta shohim më 3 Shkurt

Më: 11 janar 2018 Në ora: 07:06
Haxhi Krasniqi

Haxhi Krasniqi ka konfirmuar rikthimin në ring.

Boksieri shqiptar i cili ka synuar majat e kategorisë së mesme të boksit botëror, së fundmi nuk arriti që të mposhtë Arthur Abraham.

Por, junikasi  ka treguar se do të jetë në ring më 3 Shkurt në Erdgas Arena të qytetit gjerman Halle an der Saale.

Megjithatë, 30-vjeçari ende nuk e di se kush do të jetë kundërshtar i radhës, por që shumë shpejt do të dihet.

Theksojmë se boksieri ynë deri më tani ka 46 fitore dhe pesë humbje në boksin profesionist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat