E qartë me kë bokson Joshua

Boksi

E qartë me kë bokson Joshua

Më: 14 janar 2018 Në ora: 13:08
E qartë me kë bokson Joshua

Kampioni i botës në boksin e peshave të rënda, Anthony Joshua e ka konfirmuar se do të ndeshet meJoseph Parker për titujt IBF dhe WBA. Meçi i radhës i kamponit të botës Anthony Joshua do të jetë ndaj Joseph Parker më 31 mars në Cardiff të Uellsit.

Joshua është kampion në IBF dhe WBA, ndërsa Parker kampion në WBO.

Stadiumi i cardiffit do të jetë sërish arena e Joshua, i cili në nëntor mbrojti titullin ndaj Carlos Takam.

“E kryer”, shkruan Eddie Hearn, promotor i Joshua.

“Është hera e parë që dy kampion të peshave të rënda takohen në Britani”, shkruan tutje ai. "“Më pëlqen të luftoj, ky është objektivi im kryesor, dhe kjo tregon se nuk i druhem asnjë gare. Parker është një garues i respektueshëm, ai është kampion bote në WBO, prandaj jam një hap afër që t’i shtoj trashëgimisë time edhe një rrip. Kjo më emocionon", tha Joshua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat