Joshua ia shuan shpresat Furyt

Boksi

Joshua ia shuan shpresat Furyt

Më: 17 janar 2018 Në ora: 23:34
Anthony Joshua dhe Tyson Fury

Anthony Joshua i kishte premtuar publikisht duel Tyson Fury, në përpjekje për t’a ndihmuar të i rikthehet boksit.

Por, synimi për tu bërë kampion absolut i kategorisë super të rëndë në boks, dhe deklaratat pompoze të bashkëkombësit të tij në media, kanë bërë që Joshua t’i bie pishman.

“Dua ta shoh në rikthehet në ring, dhe nganjëherë them se dëshiroj ta shoh të kthehet, por nganjëherë mërzitem me këtë situatë e cila vazhdon e vazhdon”, ka thënë Joshua.

“Ishte vendim i tij për të mos boksuar, askush nuk e detyroi. Ai kishte aranzhuar 2 duele me Klitschkon dhe nuk i bëri ato duele. Ka qenë joaktiv për 2 vjet”.

“A duhet të ndalet krejt industria e boksit dhe të pres atë? Ai nuk i ka trajtuar çështjet e veta si duhet, dhe unë nuk do e ndal karrierën time për të – do të vazhdoj me triumfe”, u shpreh Joshua.

“Njerëzit nuk e vlerësonin Furyn si një boksier zbavitës apo si njeriu i boksit, para duelit me Klitschkon. Vetëm deklaratat e tij e bënë të fitonte respekt dhe vështirësitë në të cilat ka kaluar i kanë dhënë më shumë vëmendje se sa stili i të boksuarit”, theksoi kampioni 28 vjeç i kategorisë së super të rëndë.

Edhe pse i kishte premtuar përballje Furyt pasi të fitojë 2-3 duelet e ardhshme, Joshua tani është duket se i ka rënë pishman, pasi këtë vit planifikon të luftojë me Deontay Wilder, nëse e mposhtë Koseph Parker’in në më 31 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat