Edmond Zefi është djaloshi nga Peja i cili merret me boks tash e 7 vite.
Edmondi, stërvitjet e para i ka filluar në Klubin e Boksit ‘’Peja’’ në Pejë. Deri tani, ai është shpallur katër herë kampion i Kosovës dhe është fitues i shumë turneve vendore e ndërkombëtare.
Për momentin, Zefi është pjesë e BFC Liberec të Çekisë dhe është në përgatitje për t’u bërë pjesë e boksit profesionist.
Zefi në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, tha se megjithëse bokson për shtetin çek, mendja dhe zemra i rri tek vendi i vet.
‘’Unë aktualisht boksoj në Çeki, por gjithmonë me mendje dhe zemer jam tek populli im shqiptar. Madje në meqin e fundit kisha edhe një motiv më të madh sepse në sallë valonte flamuri kuq e zi. Unë gjithmonë do të jap maksimumin që t'iu bëjë krenar’’, përfundon Zefi.