Avdylaj rikthehet në ring

Boksi

Avdylaj rikthehet në ring

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 11:04
Hekuran Avdylaj

Kick-boksieri Hekuran Avdylaj, kampion i Austrisë dhe i Evropës në versionin SPF edhe atë në disa versione ka filluar përgatitjet intensive për duelet e tij që e presin në vitin 2018. Ai në një prononcim për “ArenaRing” tha se do të aktivizohet maksimalisht që ky vit të jetë i tij. “Pas një pauze që kam pasur për shkak se më lindi djalë, u desh ti jap pak hapësirë familjes. Por tani ka 2 javë që kam filluar maksimalisht të përgatitem pasi me menaxherin tim kemi parapa disa ndeshje ti zhvillojmë këtë vit, kurse e para pritet të jetë në muajin maj, mandej në qershor si dhe gjatë verës. Shpresoj se ky vit do jetë i imi, andaj edhe do jap maksimumin që të arrij vetëm suksese”, tha Avdylaj. Cekim se ky kick-boksier është i lindur në kryeqytetin e Austrisë në Vjenë, por që është me origjinë nga fshati Sushicë të Istogut. Deri më tani ai ka zhvilluar më shumë se 40 ndeshje ku shumicën i ka fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat