UFC, Dana White i hap sërish derën Jon Jones pas dopingut

Boksi

UFC, Dana White i hap sërish derën Jon Jones pas dopingut

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 08:08
Ish-kampioni i botes Jon Jones

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka rrëfyer sot se marrëdhënia mes tij dhe ish-kampionit të botës në peshën “light heavyweight”, Jon Jones nuk ka qenë aspak e mirë. Jo vetëm kaq, por numri 1 i arteve marciale mikse ka deklaruar se nuk ka folur me Jones që prej korrikut të vitit të kaluar, kur kampioni amerikan doli pozitiv për herë të dytë, në eventin e UFC-214.

Por tashmë dy personazhet duket se kanë nisur t’i përgjigjen njëri-tjetrit në telefon, duke parë mundësinë e rikthimit të Jones në kafaz. Jones doli pozitiv pak ditë pas fitoi duelin me Daniel Cormier, duke humbur titullin e fituar në kafaz, ndërsa duel nuk u quajt. Pas asaj ngjarje, Dana White nuk ka biseduar me sportistin, por akulli është thyer të mërkurën.

“Kishim muaj pa folur dhe ishte një kënaqësi të bisedoja sërish me Jon. Pashë që situata ishte krejt ndryshe, ishte fokusuar në gjërat e duhura, po stërvitej dhe ishte gati për t’u rikthyer në kafaz. Kjo është një gjë e mirë për të dhe UFC-në”, tha Dana White për mediat. Presidenti i UFC-së tha se do të ishte diçka pozitive nëse Jon Jones do të ishte gati për një duel në pjesën e dytë të 2018-ës, pa dhënë një datë të saktë, duke e lënë ende në dilemë të ardhmen e ish-kampionit të botës. Më 27 shkurt, Jones pritet të dalë para komisionit antidoping dhe të etikës të Kalifornisë, për t’iu përgjigjur akuzave për doping, ku dhe pritet të arrijë një marrëveshje, për të evituar një dënim të gjatë. “Unë di që Jon dëshiron të rikthehet, por nuk e di se kur, pasi kjo do të vendoset nga UADA”, tha White.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat