Salihu: Para evropianit presim përgatitjet t’i zhvillojmë në Kroaci

Boksi

Salihu: Para evropianit presim përgatitjet t’i zhvillojmë në Kroaci

Më: 2 mars 2018 Në ora: 18:52
Salihu: Para evropianit presim përgatitjet t’i zhvillojmë në Kroaci

Boksierët e Maqedonisë e kanë filluar përgatitjet për kampionatin evropian në boks U-22 që do të mbahet nga 22 mars – 2 prill në Targu Jiu të Rumanisë. Maqedoninë do ta përfaqësojnë tre boksierë: Jasin Lama (60 kg), Lulzim Ismaili (69 kg) dhe Goce Janevski (75 kg). Ata priten shumë shpejt që përgatitjet ti vazhdojnë në Kroaci, andaj dhe është dërguar ftesë deri tek federata kroate për përgatitje të përbashkëta. “Boksierët kanë filluar me përgatitje intensive për kampionatin evropian.

Si reprezentacion kemi bo kërkesë deri tek federata kroate që ditët e fundit para nisjes për në evropian të bëjmë përgatitje të përbashkëta me këtë federatë por edhe me atë sllovene. Do ishin të mirëseardhura këto përgatitje të përbashkëta sepse ata kanë një cilësi të madhe te boksit dhe të njëjtit do ti shfrytëzonim edhe për sparingje’, deklaroi trajneri i reprezentacionit, Faton Salihu, duke shtuar se në evropian pret pak edhe fat sportiv.

“Të them drejtën fati sportiv është pjesë e këtij sporti. Besoj të kalojmë xhiron e parë për tu fut në luftat e tetës së finales ku më një short të mirë do të depërtonim të luftojmë për medalje. Kemi boksier të mirë madje të rinj ku priten suksese andaj unë edhe iu besoj këtyre djelmoshave”, pohoi Salihu që më pas shtoi se pas kampionatit evropian ata menjëherë do të fillojnë përgatitjet për kampionatin mesdhetar që mbahet në qershor. Ndryshe, në evropian do të udhëtojnë seleksionusti Petar Çurlinov dhe trajneri i reprezentacionit, Faton Salihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat