Luis Ortiz nuk po heq dorë nga titulli i WBC-së, që aktualisht i takon Deontay Wilder.
Luis Ortiz duke e festuar fitoren ndaj David Allen më 10 dhjetor 2016 (Foto: Getty Images)
Amerikani ishte përballë me Bermane Stiverne dhe pas fitores atij iu hap rruga edhe një herë të ndeshet me Ortiz.
Wilder kishte fituar ndaj Stivernes me nokaut teknik në rundin e parë dhe nga ajo përballje Stiverne kishte fituar 412,057 euro.
Kurse kampioni Wilder me veti në shtëpi kishte marrë 1.12 milion euro.
Wilder në momentin kur rrëzoi për herë të tretë në rundin e parë Bermane Stiverne (Foto: Getty Images)
Pasi meçi ndaj Ortiz në Barclays Center (Brooklyn, New York) është pak më i madh, edhe fitimet ndryshojnë.
Kubanezi pritet të fitojë rreth 1.1 milionë euro, ndërsa amerikani 32-vjeçar rreth 1.3 milionë euro.