Wilder këshillon Joshua: Mëso se si boksohet, po vjen radha jote

Boksi

Wilder këshillon Joshua: Mëso se si boksohet, po vjen radha jote

Më: 4 mars 2018 Në ora: 07:40
Deontay Wilder

Boksieri amerikan Deontay Wilder do të mbrojë sot në mbrëmje titullin kampion bote në peshat e rënda në kategorinë WBC ndaj kubanezit Luis Ortiz, një përballje që konsiderohet e fortë mes dy boksierëve ende të pamposhtur në ring. Por Wilder nuk e ka shumë mendjen tek kjo sfidë dhe pak orë para duelit ka ftuar një tjetër kampion bote, britanikun Anthony Joshua që ta shohë këtë sfidë të mësojë se si boksohet. “Pasi të mund Ortiz do të konsolidoj pozitat e mia si boksieri më i mirë në peshat e rënda. Nëse Joshua do të mundë Parker pas një muaji, nuk do të ketë më asnjë arsye të justifikohet dhe të fshihet, pasi do të përballet me mua”, tha Wilder.

Më tej, boksieri amerikan fton Joshua që ta shohë sfidën e tij me Ortiz. “E këshilloj Joshua që të jetë më vigjilent dhe nëse dëshiron të mësojë le të shohë sfidën time me Luis. Kjo do të jetë hera e fundit që do të më shohë nga TV, pasi herën tjetër do të përballem me Joshua në ring. Njerëzit e duan këtë përballje të madhe dhe nuk mund të mos e realizojmë. Mezi po pres të ngjitem sërish në ring dhe t’i tregoj botës dhe Joshua se kush është më i miri”, u shpreh Deontay Wilder, 39 fitore (38 fitore me KO) dhe asnjë humbje në karrierë. Ndërsa kubanezi Luis Ortiz numëron 28 fitgore (24 me KO) dhe asnjë humbje, ndërkohë që sfida mes tyre do të zhvillohet në Nju Jork.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat