Tyson Fury imiton Rocky Balboa, ja si stërvitet ish-kampioni i botës

Boksi

Tyson Fury imiton Rocky Balboa, ja si stërvitet ish-kampioni i botës

Më: 4 mars 2018 Në ora: 10:31
Tyson Fury

Tyson Fury e ka marrë seriozisht rikthimin e tij në ring pas më shumë se dy vitesh pushim dhe është duke u stërvitur fort për të kapur formën e dikurshme, duke mos u ndalur përballë asgjë, as përballë urganit Emma që ka goditur ditët e fundit Britaninë e Madhe. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda ka publikuar sot një video të stërvitjes së tij, ku duket duke vrapuar në një rrugë fshati dhe mbi krahë mban një trung të madh.

Boksieri 29-vjeçar nuk ndalet as nga era dhe i ftohti, ndërkohë që u flet fansave se është gati për t’u rikthyer.

“Uragani Emma është duke krijuar probleme në Angli, por ai nuk do të më ndalë mua që të rikthehem kampion bote”, thotë Tyson Fury, që nuk duelon që kur mori titujt kampionë bote në peshat e rënda, në nëntor të 2015-ës. Fury e ka shpërndarë videon në faqen e tij zyrtare “Instagram”, ndërkohë që këtë vit ai synon një përballje të madhe me Anthony Joshua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat