Kampioni Marcel Rumpler Gashi pret medalje evropiane në Rumani

Boksi

Kampioni Marcel Rumpler Gashi pret medalje evropiane në Rumani

Më: 9 mars 2018 Në ora: 13:51
Gashi

Boksieri me prejardhje nga Prizreni, por i lindur në Vjenë të Austrisë e që ka mbështetje të madhe nga prindi i tij Shani Gashi dhe nëna e tij që është nga Austria. Me sport filloi të merret në moshën 12 vjeçare dhe prej asaj kohe e deri më tani ai nuk din për humbje dhe kudo që paraqitet ngjitet në piedestalin më të lartë. Gashi për “ArenaRing”  ka treguar për synimet e tija si dhe për kampionatin evropian që do paraqitet në Rumani.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me boks?

Gashi: Qysh në fëmijëri kam qen i interesuar pas sporteve luftarake dhe kështu në moshën 12 vjeçare pas insistimit të një shokut tim edhe u futa në boks. Stërvitem tek “Boxclub Bounce” në Vjene të Austrisë ku trajner kam Danie Nader.

Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe si ishte fillimi i karrierës juaj?

Gashi: Pas 1 viti e gjysmë ushtrime u futa në ring në një ndeshje zyrtare. Në debutimin tim isha pak nervoz por edhe me stres, mirëpo zhvillova një ndeshje të bukur ku edhe arrita deri tek fitorja. Ne vazhdim te karrierës normal fillimi i ka edhe problemet e veta mirëpo i tejkalova me lehtësi dhe ja sot jam njëri prej boksierëve më të mirë në Austri ku edhe jam edhe në reprezentacionin e këtij vendi.

Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Gashi: Boksi në Austri nuk është edhe aq i zakonshëm, por ne duam që të marrim pjesë në Lojërat olimpike dhe të bëjmë boksin përsëri të popullarizuar në këtë vend.

Sukseset e juaja?

Gashi: Isha katër herë kampion i Austrisë për të rinj, tre herë kampion elitar, fitues i turneve të ndryshme ndërkombëtare dhe isha pjesëmarrës i kampionatit evropian dhe kupës së botës.

Ndeshja e radhës dhe ku po i zhvilloni përgatitjet?

Gashi: Lufta ime e ardhshme është në Bosnjë, kurse 2 javë më pas do të paraqitem edhe në kampionatin evropian U-22 që do të zhvillohet në Rumani. Përgatitjet për këto të rëndësishme për mua jam duke i zhvilluar në Vjenë, ku po ushtroj dy herë në ditë, njërën në sportin e ushtrisë ku jam edhe pjestar. Por nuk po mungojnë trajnimet edhe në vendet tjera.

Planet e juaja për të ardhmen?

Gashi: Synimi im ma i madh në jetë për momentin është që të kualifikohem për Lojërat olimpike dhe shpresoj të ja arrij qëllimit.

Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Gashi: Mbështetjen më të madhe e kam nga familja ime, e cila asnjëherë nuk më le vet dhe për këtë i falënderoj publikisht

Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove - Shqipëri dhe jashtë saj?

Gashi: Po kam bashkëpunim me boksier kosovarë. Ushtroj shumë me Kushtrim Veselin dhe Driqim Eminin, kurse njoh trajnerin e Kosovës. Ka shumë boksier të tjerë që gjenden në Vjenë dhe kur kemi kohë kontaktojmë

Ndjenja jote më e mirë nga ky sport dhe me e keqja?

Gashi: Ndjenja më e mirë te unë është kur e ndiej vetën maksimalisht të përgatitur për të treguar më të mirën nga unë, kurse ndjenja më e keqja tek unë është kur nuk jam në formën e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat