Trego drejt Aziz Salihu, a i kërkove falje Besimit, at kërkoi ai Ty!

Boksi

Trego drejt Aziz Salihu, a i kërkove falje Besimit, at kërkoi ai Ty!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2018 Në ora: 13:01
Aziz Salihu në ceremoni, ia dorëzon çmimin Shpat Zekës

Në Kosovë shumë herë nuk dihet sa shkon edhe pasuli! Aziz Salihu, emër i madh i sportit, bëri mirë që mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve nga Komiteti Olimpik i Kosovës.  ‘Zizi’, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në boks, u tregua burrë i madh që shkoi në ceremoni sepse të mëdhenjtë bëjnë vepra të mëdha. Dilema është, a Aziz Salihu i kërkoi falje Besim Hasanit, kryetar i KOK-ut, apo ky i fundit ‘Zizit’! Më së miri e di ‘Zizi’ apo thjeshtë këta dy personazhet.

“Lini sportin sportistëve dhe të ecin përpara. Besim, boll ke ndejtur në KOK, lëshoja rrugën atyre që e meritojnë, jo sikurse ti që nuk ke qenë kurrë sportist”, kështu kishte deklaruar  për gazetën kombëtare "Bota sot", ‘Zizi’ hiq më larg se para një jave, me 7 mars. Me 14 mars Salihu në ceremoninë e Besim Hasanit! Nuk e di ai shtrënguan duart dhe a u “puthen” në faqe në mënyrën sportive, a po janë pajtuar dhe kanë tejkaluar pakënaqësitë. “Besim deri kur më kllapat e tuaja, të ftosh ata që nuk janë marrë me sport, a skuqesh pak apo jo. Sepse kur i ki yjet e gëzon Majlindën, duket paksa e ke dëshpëruar me manifestim, sepse ajo është pasuria e shtetit të Kosovës. Kam thënë disa herë, se Majlinda atë ditë kur ka ardhur nga Rio në aeroport të Prishtinës, u dashtë mia dhuruar çelësat e banesës katërdhomëshe në qendër të Prishtinës, që me pa bota se sa shumë e vlerësojmë, jo vetëm të dalim në foto”, kështu kishte thënë me 8 gusht të vitit të kaluar Salihu për Besim Hasanin.

Image

Kryetari i KOK-ut, njihet për qetësi e diplomaci dhe asnjëherë në asnjë rrethanë nuk e lëndon askënd, por e shikon punën e tij pavarësisht  e shajnë, e kritikojnë apo ia kërkojnë dorëheqjen. Prapë, ai të gjithë i respekton njësoj, është vepër madhore e tij. “ Besim Hasani arriti qëllimin e tij, nuk e di kush e bëri e si u bë kryetar ai i KOK-ut. Kur e shoh Komitetin e Olimpik kush udhëheq, ka individ të sporteve joolimpike. Më shumë ka sporte joolimpike në Komitetin Olimpik, jo sportist të vërtet. Janë individ që nuk ka asnjë medalje, andaj me vjen marre nga kjo gjendje. Nuk e di pse Besim Hasanit nuk i vjen marre si më ka lënë jashtë mua, fitues i medaljes olimpike, tri herë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike. E dinë boll mirë Besim Hasani...”, kështu deklaroi me 10 korrik të vitit 2017 Aziz Salihu.  Fundja, Besim Hasani e ftoi, ‘Zizi’ në ceremoni, për notë dhjetëshe janë të dytë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat