Berisha pret fitore të shtunën në Linz

Boksi

Berisha pret fitore të shtunën në Linz

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:56
Rinor Berisha

Këtë fundjavë, respektivisht më 17 mars në Linz do të zhvillohet një eveniment i madh ku do paraqitet edhe një kikboksier mjaft kualitativ, bëhet fjalë për kosovarin Rinor Berisha i cili do të ndeshjet ndaj Michael Lotsch I cili nga 9 ndeshje ka një humbje. Berisha për “ArenaRing” tha se ndihet mirë dhe se prêt kësaj radhe edhe fitore. “Do jetë një ndër eventet më të mëdha në Austri dhe kësaj radhe kam një motiv shtesë për të fituar andaj do jap maksimumin. Kundërshtari është nën kampion i vendit ka kualitetet e tij dhe pres një ndeshje të mirë”, tha Berisha. Ndryshe, në këtë event do të paraqitet në ring edhe një luftëtar mjaft i suksesshëm, Dardan Avdylaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat