Sefer Seferi kampion, fiton titullin Interkontinental të WBF-së

Boksi

Sefer Seferi kampion, fiton titullin Interkontinental të WBF-së

Më: 17 mars 2018 Në ora: 00:24
Sefer Seferi

Sefer Seferi ka arritur edhe një fitore në boksin profesionist duke fituar titullin World Boxing Federation (WBF) Intercontinental.

Shqiptari ka triumfuar kundër Lazlo Hubert, një boksier i njohur i arenës ndërkombëtare.

Seferi ka arritur që me disa goditje të fuqishme të nokautojë kundërshtarin hungarez në raundin e dytë në Burgdorf të Zvicrës.

Për boksierin shqiptar nga Gostivarit është kjo ishte lufta e 22-të në boksin profesional dhe deri më tani ka shënuar njëzet fitore dhe një barazim.

Kujtojmë se boksieri ynë fitoi kampionatin WBF Intercontinental Cruiserweight në vitin 2010, por për arsye të ndryshme kurrë nuk bëri një mbrojtje të titullit.

Ndryshe, Sefer Seferi është vëllai i ish-boksierit të mirënjohur, i njohur si “Tyson shqiptar”, Nuri Seferit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat