Parashikimi i Joshua: Parker e mund me “KO” brenda 8 raundesh

Boksi

Parashikimi i Joshua: Parker e mund me “KO” brenda 8 raundesh

Më: 18 mars 2018 Në ora: 14:03
Boksieri britanik Anthony Joshua

Më 31 mars, në Kardif do të zhvillohet duel i peshave të rënda në boks mes britanikut Anthony Joshua (20 fitore e asnjë humbje në karrierë) me neo-zelandezit Joseph Parker  (24 fitore e asnjë humbje në karrierë). Të dy boksierët janë kampione bote në këtë peshë, ndaj kjo sfidë me 12 raunde do të sjellë unifikimin e titujve kampionë bote.

Por Joshua mendon se edhe këtë sfidë, ashtu si të tjerat, do ta fitojë me “KO”, duke bërë edhe një parashikim në lidhje me kohëzgjatjen e duelit. Britaniku është i sigurt se edhe këtë sfidë do ta fitojë para limitit.

“Jam i sigurt se Parker do të jetë 50% më lart se nga përballja e fundit. Por përvoja ime në ring më ka mësuar se sa rezistente do të jenë këmbët e tij. Pavarësisht se janë grushtet ato që e bëjnë kjëtë sport të rëndësishëm, janë këmbët ato që ndikojnë në fitore. Ndaj, nëse unë arrij ta realizoj në ring të gjithë atë punë të madhe që kam bërë në palestër në 10 javët e fundit, unë besoj se Parker do të bjerë “KO” mes raundeve 6 dhe 10”, u shpreh Anthony Joshua.

Parker mberrin ne Londer: Ka nisur numerimi mbrapsht drejt titujve…

Parker mbërriti dje në Londër për të vijuar dy javët e fundit të fazës përgatitore, duke u shprehur se është gati për këtë sfidë të madhe. Kjo përballje pritet të ngjallë shumë interes, pasi të dy boksierët janë të pamposhtur në ring dhe fituesi mund të duelojë me kampionin tjetyër të botës në peshat e rënda, Dëontay Wilder në gjysmën e dytë të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat