Joshua po planifikon një rikthim të madh

Boksi

Joshua po planifikon një rikthim të madh

Më: 20 mars 2018 Në ora: 18:42
Tyson Fury

Boksieri britanik Tyson Fury, 25 fitore dhe asnjë humbje në karrierë, synon të rikthehet në ring këtë vit pas më shumë se dy vitesh e gjysmë pushim. Joshua po planifikon një rikthim të madh, një përballje me Anthony Joshua për të rimarrë titujt. “Është normale që ju dëshironi t’i dini planet e mia. I kam vënë vetes qëllimin që të thyej rekordin e Joe Louis, që e ka mbrojtur titullin kampion 25 herë. Wladimir Klitschko thuajse e theu këtë rekord para se ta mposhtja unë, ky synonte të barazonte rekordin. Ndaj, në 10 vitet e ardhshme, do të më duhet ta mbroj titullin kampion 25 herë për të barazuar rekordin. Kjo do të thotë që më duhet të zhvilloj 3 duele në vit”, tha Tyson Fury, që pret të marrë licencën për boksim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat