Boksieri Manny Pacquiao do të kthehet në boksin profesionist më 14 korrik, në Kuala Lumpur të Malajzisë, do të sfidojë argjentinasin Lucas Matthysse.
Lucas nga muaji janar është kampion botë në WBO për peshën “Welter”. Pacquiao, tashmë 39 vjeç, nga pranvera e 2016-ës është zgjedhur senator në Filipine, teksa u tërhoq dy vite më parë nga boksi, por vendosi të kthehej në ring për të mbrojtur titullin botëror.
Titull të cilin e humbi më pas në duelin me australianin Jeff Horn në vitin 2017.