UFC urdhër arresti për Conor McGregor

Boksi

UFC urdhër arresti për Conor McGregor

Më: 5 prill 2018 Në ora: 22:19
Conor McGregor

Dana White i thotë TMZ se ka një urdhër arresti për Conor McGregor pasi ai dhe disa shoqëruesit e tij kanë sulmuar autobusin e mbushur me luftëtarët e UFC në Barclays Center në Brooklyn.

Gjithsesi, akoma nuk është konfirmuar nga policia e New York.

Sipas Dana, policia i ka thënë Conor se aeroplani i tij nuk mund të largohet nga shteti i New York.

McGregor është udhëzuar të dorëzohet vetë në polici sa më shpejtë të jetë e mundur dhe shumë njerëz të përfshirë në incident janë shprehur se do ta hedhin në gjyq irlandezin.

Dana thotë se ai nuk ka folur akoma me Conor, por planet e tij janë për ta bërë sa më shpejtë. Miku i Conor McGregor, Artem Lobov, thuhet të jetë përfshirë në këtë sulm, është përjashtuar nga evenimenti i së shtunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat