Faton Vukshinaj shkëlqen në Basel

Boksi

Faton Vukshinaj shkëlqen në Basel

Më: 15 prill 2018 Në ora: 12:33
Faton Vukshinaj

Talenti me i madh i boksit profesionist ne Zvicër, shqiptari Faton Vukshinaj, mbrëmë e zhvilloj duelin e 6 profesionist, për herë të dytë në ambientet e Grand Casino në Basel dhe arriti te triumfon sërish!

EL VULCANO (kështu nofka e boksierit shqiptar) dyluftoj me një kundërshtar që kishte përvojë 10-herë më të madhe, Nodar Robakidze (51 duele si boksier profesionist), dhe arriti ta mposhë atë shume bindshëm me pikë në një duel 8 raundesh. Kundërshtari nga Gjeorgjia Nodar Robakidze ishte shumë i kujdesshëm dhe nuk ofronte hapësirë për goditje, por Vukshinaj megjithatë ishte dominues në çdo raund dhe e ngriti intensitetin e dyluftimit nga njëri raund në tjetrin, duke e fituar kështu secilën nga 8 raundet e caktuara, gjë që në fund e vulosën edhe tre gjyqtarët zyrtarë duke i dhënë fitoren e merituar boksierit me prejardhje nga Prizreni i cili është i lindur dhe jeton në Basel të Zvicrës.

Për herë të parë në historinë e boksit profesionist shqiptar, e kemi një talent të madh në kategorinë e mesme 72 kg, nga i cili mund te presim shumë. EL VULCANO (26 - vjeçar) që tani është ndër 100 boksierët më të mirë të botës në kategorinë e mesme dhe pretendon të korrë fitore edhe më të mëdha.

"Fatoni po mëson shumë nga dueli në duel, strategjia e luftës së tij mbrëmë ishe shumë e mençur, për këtë ka merita të mëdha edhe vëllai e trajneri i tij Mërgim Vukshinaj, i cili për çdo kundërshtar e gjen strategjinë e duhur dhe e dirigjon Fatonin në ring për mrekulli. Viti 2018 për Fatonin sapo ka filluar, shpresoj që brenda këtij viti do t’i arrijmë edhe disa fitore të tjera", kështu ka thënë Luan Dreshaj, menaxheri i Faton "EL VULCANO" Vukshinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat