Hearm: Do të shohim njëri-tjetrin në sy

Boksi

Hearm: Do të shohim njëri-tjetrin në sy

Më: 18 prill 2018 Në ora: 15:01
Joshua

Promotori dhe menaxher Eddie Hearn ka udhëtuar për në Nju jork, ku do të zhvillojë bisedime me stafin e boksierit amerikan Deontay Wilder, për të organizuar një përballje ndaj Anthony Joshua, një duel mes dy kampionëve të botës në peshat e rënda. Joshua ka autorizuar Hearn për të kryer bisedimet dhe pritet që palët të ulen në një tryezë gjatë kësaj fundjave, një sfidë që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshat e rënda. Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilder mban titullin e kategorisë WBC.

Mediat kanë përfolur se oferta e parë e Joshua ndaj Wilder ka qenë 12,5 milionë dollarë, por amerikani e ka refuzuar atë, duke kërkuar një përqindje më të lartë, deri në 40% të fitimit. “Ne kemi bërë një ofertë javën e kaluar dhe ende nuk kemi marrë një përgjigje. Do të ketë disa bisedime për ta zgjidhur këtë ngërç. Unë kam mbërritur në Nju jork për të parë duelin mes Daniel Jacobs e Katie Taylor, ndërsa javën e ardhshme do të bisedoj me stafin e Deontay Wilder. Do të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të marrim një vendim për këtë duel”, tha Hearn.

“Situata është paksa e komplikuar, por duke qenë se të dy boksierët e duan këtë sfidë, atëherë duhet të bien dakord. Joshua e ka deklaruar se sfidën e radhës dëshiron ta zhvillojë ndaj Wilder, për të evituar përballje të tjera, me të mandatuarit. Kjo përballje do të ishte një mundësi e mirë për të dy boksierët për të arritur një marrëveshje të mirë financiare”, tha Hearn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat