Aziz Salihu: Më vjen keq prej familjes sime, por ende s’e kuptoj pse Ramush Haradinaj nuk me pranon në zyre

Boksi

Aziz Salihu: Më vjen keq prej familjes sime, por ende s’e kuptoj pse Ramush Haradinaj nuk me pranon në zyre

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:48
Aziz Salihu

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike, Aziz Salihu, ish boksieri i mirënjohur, është i revoltuar për trajtimin e keq që i bëhet si sportist i madh dhe që asnjë anëtar të familjes nuk e ka të punësuar.

“Krejt këto vite, që nga 12 qershori i vitit 1999, kur u çlirua Kosova dhe me 17 shkurt të vitit 2008, kur u shpall shtet, i njohur ndërkombëtarisht, jam i kënaqur dhe i gëzuar që u bëmë shtet. Aziz Salihu, siç e dinë të gjithë, ka punuar në kohët më të vështira, në kohën e okupatorit, i maltretuar dhe i rrahur, bile as që e kam vërejtur dajakun e okupatorit, nga gëzimi që po bëhem shtet. Prej fillimit, kur u bëmë shtet, shumë kryeministra, ministra erdhën e shkuan (qe 19 vjet), por si Aziz nuk me kanë pranuar në zyret e tyre dhe nuk më kanë dhanë atë që e meritoi si shumë sportist në botë.

Megjithatë, i kam nderuar edhe pse ata asnjëherë nuk me pranuan në zyre. Vetëm rrugës kur jam përqafur me kryeministra, më thoshin: Pse nuk ke ardhur? A këndej nuk më pranoni në zyre. E kam një familje të shkolluar, të gjithë me fakultete dhe me vjen rëndë prej fëmijëve të mi dhe bashkëshortes me dy fakultete, që nuk janë të punësuar nga shteti im.

Unë vrapo pas tjerëve dhe gjithherë kam lënë keq familjen. Kam zhvilluar mbi 50 turne të nivelit të lart, duke i treguar botës se Kosova ekziston. Serbia me ndiqte, se mendonin se jam ministër, por nuk kisha lidhje me ministër dhe punoja si emër i madh i sportit. Erdh koha, që më në fund të kënaqem një herë. Mundem edhe nesër me vdekur unë si Aziz, pa me dhënë një post asnjëherë.  Ka njerëz që janë të dënuar dhe janë brenda Komitetit Olimpik të Kosovës dhe udhëheqin aty, e mos t’i ceki do hajna tjerë që nuk kanë as shkollë.  Ata i kanë familjarët e punësuar e Azizi nuk është askund sepse e xhelozojnë.

Ata janë pak me përqindje, por janë në kali të bardhë. I shohim edhe disa njerëz me TV private, pra duke i thirre turli farë njeri që kurrë nuk u marrë me sport. E dinë e gjithë Kosova se kush ka bashkëpunuar me okupatorin serb. Njerëzit e aftë nuk janë askund. Kam pritur që më në fund, kjo Qeveri, si një Ramush Haradinaj, që jam mik me të, shok me të, kam pritur prej si të bëhet kryeministër, të më jep vendin që e meritoja.  Kjo është marre me ardhur ditë për ditë afër zyrës tënde, nuk me pranon.

Nëse Ramushi nuk me ka pranuar është marre për të, unë prapë nuk po besoj që ai e bën. Këshilltarët e Ramushit nuk me dojnë se jam i madh dhe ia them ndër sy posaçërisht Ganiut, që nuk dua t’i përmendi mbiemrin”, thotë Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat