Amir Khan nokauton kundërshtarin për 40 sekonda

Boksi

Amir Khan nokauton kundërshtarin për 40 sekonda

Më: 21 prill 2018 Në ora: 23:51
Amir Khan nokauton kundërshtarin për 40 sekonda

Boksieri britanik Amir Khan ka bërë një rikthim sensacional.

Ai ka nokautuar kundërshtarin e tij Phil Lo Greco për vetëm 40 sekonda në meçin e zhvilluar në Liverpool, raporton Sky Sports.

Ish-kampioni i botës që i dha fund pritjes së gjatë prej më shumë se dy vjetësh iu rikujtoi edhe njëherë se përse ishte kampion bote në boks.

Khan bëri një festë të çmendur edhe para kundërshtarit të tij të mundshëm në meçin e ardhshëm, Kell Brook që ishte duke e shikuar nga afër meçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat