“UFC Atlantic City”, Kevin Lee mposht Edson Barbosa në raundin e pestë

Boksi

“UFC Atlantic City”, Kevin Lee mposht Edson Barbosa në raundin e pestë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 11:37
Kevin Lee mundi Edson Barbosa

Kevin Lee mundi me “KO teknik” në raundin e pestë Edson Barbosa (ndërhynë mjekët) në përballjen kryesore të eventit të UFC Atlantic City zhvilluar sot, duke korrur suksesin e 17-të në karrierën e tij (ka edhe 3 humbje). Kampioni amerikan arriti t’i mbijetojë disa kapjeve të rivalit brazilian Barbosa në raundet e mëparshme, por me kalimin e kohës Lee arriti të rikuperojë dhe të mposhtë Barbosa. Lee i shkaktoi një dëmtim të rëndë brazilianit, duke detyruar doktorët të ndërhyjnë dhe të ndalin sfidën në mesin e raundit të fundit, për të evituar pasoja më të rënda në fizikun e brazilianit.

Barbosa u dëmtua keq në syrin e djathtë, nga ku rridht shumë gjak, duke e bërë të pamundur zhvillimin e mëtejshëm të sfidës. “Doja t’i tregoja të gjithëve që mund të dueloja 5 raunde. Jam sportisti më i fortë i divizionit (pesha e lehtë) dhe mund të përballem me të gjithë. Kur unë godas, të tjerët dëmtohen dhe Barbosa e kuptoi sot këtë gjë”, tha Kevin Lee pas përfundimit të sfidës. Për Barbosa kjo është humbuja e 6-të në karrierë (ka edhe 19 fitore).

Edhe pse Barbosa e goditi fort me shkelm rivalin në raundet e hapjes, Lee arriti të qëndrojë në këmbë dhe falë aftësive të tij si mundës arriti të qëndrojë në këmbë dhe të rikuperojë me kalimin e kohës. Madje Lee realizoi edhe një “takedown” dhe një “cobwebs”, duke qenë favorit për ta fituar duelin edhe me pikë. Barbosa u përpoq ta rikthejë duelin në favorin e tij në dy raundet e fundit, por Lee ishte më teknik dhe kontrolloi avantazhin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat