Sporti është sport dhe pavarësisht se disa herë përplasen në aspektin profesional disa nga sportistët, sërish bëhen bashkë. Një kohë ka qenë një përplasje e madhe mes yjeve të Kosovës në boks.
Është fjala për ish boksierët e gjeneratës së artë të Prishtinës, si Aziz Salihu shpesh ka pasur mospajtime të thella e akuza të rënda në drejtim të Afrim Majancit e Xhevdet Pecit apo Majanci me këta të lartpërmendurit në aspektin sportiv.
Inatet sportive njerëz e mëdhenj i lënë anash, sot shihen duke pirë kafe bashkë. Aty janë edhe Nazif Gashi, Naser Bajrami, ish boksierë të dëshmuar.