Shqiptari i UFC në Tiranë

Boksi

Shqiptari i UFC në Tiranë

Më: 29 prill 2018 Në ora: 14:11
Ilir Latifi

Sot ishte një ditë speciale për adhuruesit e arteve marciale mikse. Një nga sportistët më të mirë të peshës “light-heavyweight”, suedezi me origjinë shqiptare, Ilir Latifi kishte ardhur në Tiranë për t’u takuar me fansat e tij.

Latifi (15-5-0) është një nga kandidatët kryesorë për titullin kampion në “light-heavyweight” pasi arriti fitoren më të madhe të karrierës së tij në shkurt kur mposhti në raundin e parë një nga veteranët e këtij sporti Ovince Saint Preux.

Aktualisht është një situatë e çuditshme në peshën  Laitifit pasi kampioni Daniel Cormier është ngjitur një peshë më lartë për t’u përballur me Stipe Miocic për titullin e peshës së rëndë. Një peshë së cilës në të ardhmen mund t’i bashkohet edhe Latifi për shkak se konkurrenca është më e madhe, raporton telesport.

Latifi mbërriti te Sheshi Nënë Tereza rreth orës 12 të pasdites i pritur nga shumë dashamirës të sportit  të MMA-së që ka një audiencë në rritje edhe në trevat shqiptare. Ai me përulësinë e tij ka pranuar të bëjë qindra foto duke kënaqur të gjithë fansat e tij.

Ai ka marrë një dekoratë mirënjohjeje nga Federata Shqiptare e MMA-s për punën e madhe që ka bërë duke përfaqësuar popullin shqiptar.

Ardhja e tij në Tiranë shërben për të promovuar sportin e MMA-së në Shqipëri, ai është takuar me shumë sportistë të rinj që synojnë të bëhen si luftëtari suedez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat