Flet gruaja e Aziz Salihut, ka dy fjalë interesante! ‘Zizi’ nuk duron, i reagon!

Boksi

Flet gruaja e Aziz Salihut, ka dy fjalë interesante! ‘Zizi’ nuk duron, i reagon!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2018 Në ora: 14:25
Gruaja e Azizit, Agim Sahatçiu-Salihu

Ish boksieri i mirënjohur Aziz Salihu ka ditë të veçantë, feston ditëlindjen e 64-të të tij dhe së bashku me familje ka dal në kryeqytet. Ai me familjen dhe me mbesën simpatike, Melodinë, kremtojnë ditëlindjen. Gruaja e Aziz Salihut, Agime Sahatçiu-Salihu, tha se është një ditë shumë e bukur. “E uroj Azizin për ditëlindje.  Megjithatë,  jemi plakë unë e Azizi. Jam e lumtur që jemi me mbesën e nipat, që janë shumë të vlefshëm për ne dhe që na bëjnë të lumtur jetën. Një urim edhe për ta. Na u plakëm”, tha Agimja për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Azizi me familje

‘Zizi' nuk duron, i reagon gruas, nuk pajtohet që është plak. “Unë nuk plakem kurrë, jam i fortë dhe sportist i madh. Gruaja për ditëlindje veç një uji të ftoftë ma ka ble dhe asgjë më shumë. Jemi në qytet po e festojmë bashkë”, ‘tha Zizi, sportist i Shekullit dhe fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat