Cili është dallimi mes Haxhi Krasniqit, Luan Krasniqit dhe Aziz Salihut?

Boksi

Cili është dallimi mes Haxhi Krasniqit, Luan Krasniqit dhe Aziz Salihut?

Nga: K.G. Më: 2 maj 2018 Në ora: 14:43
Haxhi Krasniqi gjatë një meçi

Menaxhmenti i boksierit të mirënjohur Haxhi (Robin) Krasniqi, ka thënë se dueli i 2 Qershorit eshte ndër më të rëndësishmit në karrierën e Haxhiut. Sipas menaxhmentit, Krasniqi është boksieri më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave. “Dueli për titullin më të lashtë të Evropës (EBU European Title) në kategorinë super të mesme ndaj ish-kampionit interim të botës Stanislav (Stas) Kashtanov!

Në vitin 2011 Krasniqi e kishte fituar titullin WBO të Evropës në kategorinë gjysmë të rëndë. Robin Krasniqi është boksieri më i suksesshëm shqiptar i të të gjitha kohërave, ndonëse ai nuk e ka të zhvilluar asnjë duel amator, arriti të ndërton një karrierë profesioniste si asnjë boksier shqiptar tjetër në historinë e boksit tonë! Nëse e vlerësojmë edhe karrierën amatore të boksierëve shqiptar, atëherë mund të themi që ka pasur disa boksier më të suksesshëm se Robin Krasniqi (siç janë Aziz Salihu, Luan Krasniqi etj), për shkak se të tjerët kanë zhvilluar duele e suksese amatore, ndërsa Robin Krasniqi jo!

Por cili është motivi i çdo boksieri amator?

Cili është qëllimi i çdo boksieri amator?

Cili është synimi i çdo boksieri amator?  

Motivi, qëllimi dhe synimi i çdo boksieri amator është boksi profesionist, janë duelet e mëdha në boksin profesionist. Pra duke i pasur parasysh të gjitha sukseset e Robin Krasniqit në boksin profesionist dhe duke e ditur rëndësinë e boksit profesionist (si disiplina më e lartë e sporteve luftarake) mund të thuhet lirisht se Robin Haxhi Krasniqi është boksieri më i suksesshëm shqiptar i të të gjitha kohërave! Lufta e 2 Qershorit është ndër luftat më të rëndësishme të boksierit 31 - vjeçar shqiptar i cili në 52 duele i ka shënuar 47 fitore dhe i ka fituar 7 tituj evropian dhe internacional, duke luftuar dy herë edhe për titullin e botës dhe duke u përballur shpesh herë me legjenda të mëdha të ringut.

Kundërshtari i radhës, rusi Stanislav Kashtanov në vitin 2013 është bërë Kampion WBA i Botës, përkohësisht, dhe në 38 duelet e tij profesionist, ka dalur 36 herë fitues nga ringu. Tifozët shqiptar me 2 Qershor i pret një duel i madhë, në WeeArena, Bad Tölz shumë afër Mynih-ut do të mblidhen mbi 6.000 shikues për të shijuar një luftë tjetër të madhe të Robin Krasniqit”, thuhet nga menaxhmenti i Krasniqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat