David Haye dhe Tony Bellew do të ngjitën sërish në ring, për të dhuruar një tjetër natë të magjishme për boksin.
Pas konferencave për shtyp ditën e enjte, sot (e premte) dy boksierët kanë bërë matjet e fundit para meçit të ditës së shtunë.
Ky meç, do të jetë një përsëritje e meçit të vitit të kaluar, ku Bellew mundi Hayen.
Lufta mes Tony Bellew dhe David Haye zhvillohet ditën e shtunë, me fillim nga ora 23:00.