Kosova kthehet me 4 medalje nga Shkodra

Boksi

Kosova kthehet me 4 medalje nga Shkodra

Më: 6 maj 2018 Në ora: 15:42
Pamje nga një meç

Boksierët e kombëtares së Kosovës bënë paraqitje fantastike në Shkodër,  fituan 4 medalje, 2 të arta e 2 të argjendta.  “Boksierët tanë shkëlqyen në finale të turneut ndërkombëtar ‘Memorial Vllaznia 2018’. Leutrim Rexhepi (56 kg) edhe pse humbi nga boksieri i Shqipërisë me përvojë te madhe, Ardit Murja, tregoi boks të mirë dhe i riu Rexhepi ishte meçi i parë ndërkombëtar, ku tregoi se është një talent dhe ka te ardhshme te ndritshme. Medalje të arta fituan: Patriot Behrami (64 kg) e Dielli Vranoci (69 kg), ndërsa të argjendtë: Armend Neziri (75 kg), Leutrim Rexhepi (56 kg). Selektori Shefki Bogujevci dhe trajneri Kreshnik Rama u ndanë të kënaqur me boksin që treguan boksierët tanë. Boksieri më i mirë i këtij turneu u shpall Arjon Kajoshi”, bëhet e ditur nga Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat