Kick-Box, Fatmir Gordi shpallet kampion në Itali

Boksi

Kick-Box, Fatmir Gordi shpallet kampion në Itali

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:59
Fatmir Gordi

Luftëtari shqiptar i arteve marciale në Itali, Fatmir Gordi, është shpallur kampion në peshën e tij në vendin fqinj.

23-vjeçari shqiptar mposhti rivalin e tij italian Piergulio Paolucci, në kategorinë deri në 77 kg. Ishte fitorja e dytë për sportistin e arteve marciale (Kick-Box) në karrierë, çka i hap rrugë për t’u ndeshur edhe jashtë Italisë.

Gordi jeton në Firenze dhe ka bërë mjaft tifozë në këtë qytet, kur edhe në sfidën e fundit e mbështetën. Ndërkohë, ai mban rekordin në Itali, pasi në fitoren e parë ka mposhtur rivalin për 18 sekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat