Tony Bellew nuk do të tërhiqet, synon një duel me Ward ose Fury

Boksi

Tony Bellew nuk do të tërhiqet, synon një duel me Ward ose Fury

Më: 24 maj 2018 Në ora: 07:24
Tony Bellew

Tony Bellew nuk do të tërhiqet nga boksi, por do të vazhdojë të duelojë edhe pse pat deklaruar se revanshi i fituar ndaj David Haye do të ishte sfida e fundit për të. Boksieri britanik ka konfirmuar edhe një herë idenë e tij se synon të përballet me amerikanin Andre Ward, që u tërhoq nga sporti pak kohë më parë. Trajneri i Bellew, David Coldwell, ka konfirmuar se është i lumtur që nxënësi do të vazhdojë të duelojë dhe se do të vazhdojnë negociatat për të rikthyer në ring 35-vjeçarin Ward.

“Tony ka patur një karrierë fantastike, ka arritur gjithçka që i ka vënë synim vetes dhe vazhdon të stërvitet për t’u bërë një boksier edhe më i mirë. Unë e kuptoj dëshirën e tij për t’u rikthyer në ring dhe do ta mbështes dhe për sa kohë ka dëshirë unë do të jem pranë tij. Kam biseduar me Tony dhe më konfirmoi dëshirën e tij për të dueluar, me Ward dhe Fury që janë objektivat e tij për të ardhmen. Ai është i motivuar për të arritur një tjetër fitore në ring”, tha Coldwell, trajneri i Bellew.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat