Befason Wilder: Pasi të mund Joshua, do të shpallem kampion edhe në “cruiserweight”

Boksi

Befason Wilder: Pasi të mund Joshua, do të shpallem kampion edhe në “cruiserweight”

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 17:34
Deontay Wilder

Kampioni i botës në peshat e rënda, amerikani Deontay Wilder, ka deklaruar sot se po mendon të ndryshojë peshë, të zbresë në kategorinë “cruiserweight”, ku do të bëjë të njëjtën gjë si te peshat e rënda, të shpallet kampion bote. Wilder, 40 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist pritet të përballet me kampionin tjetër të botës në peshat e rënda, britanikun Anthony Joshua, në një duel që do të unifikojë titujt në një boksier të vetëm. Por amerikani e konsideron këtë sfidë të fituar, ndaj ka si objektiv që të njëjtën gjë të arrijë edhe në peshën “cruiserweight”.

“Kam menduar shpesh që, pasi të kem unifikuar titujt kampion bote në peshat e rënda, të zbres në peshë dhe të dueloj në kategorinë “cruiserëeight”. Më pas, të jem kampion i padiskutueshëm edhe në peshën e re”, u shpreh boksieri Deontay Wilder për mediat amerikane. “Nuk ka patur kurrë më parë një boksier kampion absolut bote në peshat e rënda që ka bërë këtë gjë, të zbresë një kategori më poshtë dhe të jetë edhe aty kampion. Unë së shpejti do t’i kem titujt e peshave të rënda dhe më pas do të marr edhe ato të peshës ”cruiserweight”, deklaroi më tej Deontay Wilder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat