Joshua kërcënon Wilder: Prano ofertën, ose hap krahun

Boksi

Joshua kërcënon Wilder: Prano ofertën, ose hap krahun

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 15:12
Joshua

Boksieri Deontay Wilder ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse do të duelojë ndaj Anthony Joshua në Britaninë e Madhe, në duelin që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshat e rënda. Joshua refuzoi një ofertë prej 50 milionë dollarësh për të dueluar në Amerikë, duke ftuar Wilder që të vijë ai në Angli.

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik, u shpreh sot se koha që dy boksierët kanë në dizpocion për të gjetur një marrëveshje po mbaron, ndaj i ka thënë Wilder të marrë sa më shpejt një vendim. “Ata e kanë ofertën tonë, ndaj duhet të vendosin, ose ta pranojnë ose të hapin krahun. Për ne nuk është se jeta përfundon këtu, pasi kemi gati duelin me Povetkin dhe do të vazhdojmë negoiatat me të”, tha Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat