Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, ka një respekt të veçantë për boksierin e mirënjohur, Haxhi Krasniqi, i cili të shtunën mbrëma fitoi titullin e Evropës së lashtë (EBU), duke e mundur rusin Stanislav Kashtanov. Trajneri i Majlidna Kelmendit ka një deklaratë të fuqishme.
“Kënaqësi për titullin e kampionit Evropian në boks për Haxhi Krasniqin, titull në një Federatë serioze në boksin profesionist! Foto nga një takim i rastësishëm në aeroport ku patëm bisedë të këndshme e veçanta që Nora e Disi shkëlqyen në Kampionat Evropian sivjet si Haxhia mbramë në luftën për titull!
Krenar me shqiptar gjithandej. Sportistët në krye me Majlindën kampionen Olimpike dhanë shumë për Botën e Evropën në këto vite, prandaj... Liberalizoni vizat të njihni vlerat që ka populli ynë!”, shkruan Kuka.