Sherr masiv mes tifozëve gjatë duelit mes Fury dhe Seferi

Boksi

Sherr masiv mes tifozëve gjatë duelit mes Fury dhe Seferi

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 14:00
Ilustrim

Pak metra larg ringut ku Tyson Fury po duelonte me Sefer Seferi u zhvillua për gati një minutë një tjetër duel boksi, por këtë herë mes fansave që ndodheshin në stadiumin “Manchester Arena” për të parë sfidën e rikthimit të ish-kampionit të botës (Fury fitoi me KO në raundin e katërt). Një sherr masiv, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, përfshi edhe të boksierëve, që ishin në sekondat e fundit të raundit të dytë. Zhurma e madhe e krijuar jashtë ringut nga fansat bëri që edhe Fury të kthejë kokën nga sherri dhe të harrojë për disa çaste rivalin në ring.

Në momentin që po duelonte ndaj Seferit, zhurma që vinte nga turma pranë ringut bëri që të gjithë të kalonin vëmendjen nga dueli i ish-kampionit të botës te shkallët e stadiumit. Nuk dihet ende se për çfarë arsye nisi ky sherr masiv dhe kush u përshi në të. Për Fury (26 fitore asnjë humbje), sfida ndaj Seferit ishte përballja e parë në ring pas dy vitesh e gjysmë pushim, një duel që ishte i lehtë për ish-kampionin e botës në peshën e rëndë, që synon të rimarrë titujt e dorëzuar pa dueluar në shtator të 2016-ës (kur doli pozitiv me kokainë prej depresionit).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat