Vijnë ditë të mira, Salihu nënkryetar i FBM Boksi në Maqedoni

Boksi

Vijnë ditë të mira, Salihu nënkryetar i FBM Boksi në Maqedoni

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 14:20
Faton Salihu me të zeza

Pritet të jetë edhe më i suksesshëm në vazhdim pasi sot për kryetar të ri të Federatës së Maqedonisë është zgjedhur një ish boksier i suksesshëm që e ka dëshmuar vetën edhe në pjesën organizative, Primislav Dimovski, kurse ai ka dashur që afër vetës të ketë edhe ish kampion evropian Faton Salihu që mori postin e nënkryetarit. Kështu Salihu u shpreh i kënaqur shumë nga kjo përzgjedhje dhe premtoj se do të mundohen të japin maksimumin që boksi të arrij vendin ku e meriton si në Maqedoni ashtu edhe në Evropë. “Jam shumë i kënaqur që Primislav Dimovski erdhi në krye të federatës sonë sepse ai ka qen një boksier i suksesshëm, ka energji dhe shpresoj se së bashku do ia arrijmë qëllimet tona. Ai deshi që unë të jem në stafin e ngushtë të tij andaj edhe më zgjodhën si nënkryetar që njëherit do jetë një detyrë që do ta kryej me pikshpërinë më të madhe vetëm e vetëm që të sjellim suksese të reja në Maqedoni”, deklaroi Faton Salihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat