Pacquiao: Do të dueloj për titullin kampion

Boksi

Pacquiao: Do të dueloj për titullin kampion

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 18:26
Pacquiao: Do të dueloj për titullin kampion

Ish-kampioni i botës në 8 pesha të ndryshme boksieri Manny Pacquiao do të rikthehet në ring me 15 korrik, kur do të duelojë për titullin kampion të kategorisë WBA të peshës “welter” ndaj argjentinasit Lucas Matthysse. Pavarësisht zërave se kjo përballje mund të shtyhet, ka qenë vetë filipinasi ai që ka konfirmuar se dueli do të zhvillohet normalisht në datën e caktuar. “Dueli do të zhvillohet ashtu sikurse është vendosur më parë. Jam duke u stërvitur fort për këtë përballje dhe asnjëherë nuk do të lejoj që këto thashetheme të më shpërqendrojnë. Do të dueloj për titullin kampion”, tha Pacquiao, një nga ikonat e këtij sporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat