Bajrami djaloshi që synon finalen e “New Generation”

Boksi

Bajrami djaloshi që synon finalen e “New Generation”

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 13:57
Bajrami djaloshi që synon finalen e “New Generation”

Qëndrim Bajrami djaloshi me prejardhje nga Gjakova por që jeton dhe ushtron në Zvicër më 1 shtator do të ndeshet në turneun e katër “New Generation Fight Promotion” ku edhe synon të kualifikohet në finalen e madhe. Ai për “ArenaRing” thotë se përgatitjet është duke i zhvilluar në Zvicër, por planifikon ushtrime edhe në Kosovë. “Aktualisht po bëj përgatitjet në klubin tim me trajnerët e mi, kurse pas disa javëve do të udhëtoj edhe në Kosovë ku planifikoj të vazhdoj ushtrimet. Poashtu po shfrytëzoj edhe sparing parner nga rajoni dhe mendoj se më 1 shtator do të kem formën e duhur për të dhënë maksimumin dhe për të triumfuar”, thotë Bajrami, i cili nuk fsheh dëshirën e tij që në të ardhmen të paraqitet edhe në evente edhe më të mëdha. “Ëndrra ime është që një ditë të paraqitem në evenimentet më të mëdha botërore dhe normal të fitoj titujt botëror. Suksesi im më i madh është titulli Striker League që arrita duke mposht përfaqësuesin kinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat