Kush është Erzen Rrustemi, boksier shqiptar që po shkëlqen në kategorinë e rëndë

Boksi

Kush është Erzen Rrustemi, boksier shqiptar që po shkëlqen në kategorinë e rëndë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 06:37
Erzen Rrustemi

Erzen Rrustemi, boksieri shqiptar i cili prej vitesh jeton e vepron në Zvicër, nga 16 mars 2017 është bërë dy herë kampion i botës në pasha të rënda të boksit profesionist (WBF)

Këtë titull, e mbante dikur edhe legjenda e botës në boks, Evender Holyfield, e shumë emra të tjerë të boksierëve të njohur botëror si Michael Grant, Carlos Takam, Frans Botha etj.

Në ranglistën botërore Boxrec, Erzeni radhitet i 68-ti nga gjithsej 1208 boksierë në peshat e rënda. Ka të zhvilluara 13 duele ku të gjitha i ka të firuara, 11 prej tyre i ka të fituara me KO. Sa i përket ligës profesionale në peshat e renda (Heavyweight), Erzen Rrustemi është numër një para gjithë boksierëve shqiptarë në botë.

Falë rezultateve të mira, Erzeni më 15 qershor 2017 është shpallur “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani.

E, një vite më herët më 2016, Kuvendi Komunal i Gjilanit e shpalli unanimisht ”Nderi i Qytetit”.

Erzeni ka nënshtetësinë e Kosovës, nga fillimi i karrierës ka boksuar nën flamurin kombëtar dhe ka refuzuar oferta për t’i mbrojtur ngjyrat e ndonjë shteti tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat