Cami do të luftoj për titull në Tiranë - Bota Sot
Cami do të luftoj për titull në Tiranë

Boksi

E diel, 22 korrik 2018

Cami do të luftoj për titull në Tiranë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 15:14
Adriatik Cami

Adriatik Cami, kampioni i Evropës i cili me prejardhje është nga Terbaci i Dibrës por që jeton dhe vepron në Greqi në muajin dhjetor do të mbyll karrierën e tij duke luftuar për titullin e botës edhe atë në kryeqendrën shqiptare në Tiranë, respektivisht tek pallati i sporteve “Asllan Rusi” .

Pritet një spektakël i madh andaj edhe ja vlen që të mbështetet ky trim shqiptar që karrierën e tij kryesisht e ka ndërtuar në Greqi ku edhe ka zhvilluar shumë ndeshje amatore por edhe profesionale, ku prej 12 përballjeve ka arrit vetëm një humbje edhe atë të pamerituar. Ai poashtu ka qen kampion Ballkani, nënkampion evrope dhe shumë herë triumfues i titullit grek. Për ndeshjen në Tiranë, Adriatik Cami nga tani ka shprehur emocionet e tij për “ArenaRing”.

“Normal se do jem i emocionuar pas një karriere të bujshme që kam pasur. Kam filluar me sportet luftarake qysh në moshën 11 vjeç dhe gjatë kësaj periudhe kam pas shumë suksese.

Tani do ndeshem në vendin tim Shqipërinë edhe atë për titull bote dhe kjo më emocionon e sidomos kur edhe do jetë përballja ime e fudnit në ring. Mirëpo besoj se me mbështetjen e publikut shqiptar unë do arrij edhe të mbyll karireën me titullin kampion bote”, thotë Cami. Ai shton se emri i kundërshtarit tij ende nuk është caktuar por do dihet gjithçka në muajt e ardhshëm.

“Me trajnerin tim Angelos Stamatiadhis tani më kemi filluar përgatitjet intensive për këtë ndeshje. Nuk e di ende se kush do jetë kundërshtar por për mua kjo nuk është problem se do jem i përgatitur për kushdo që të jetë. Edhe njëherë apeloj fansat e mi që të vijnë të më mbështetin sepse do ti bëj të njëjtit në fund të ndihen krenar me mua”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test