Pacquiao: Po festoj këtë triumf të rëndësishëm të karrierës time

Boksi

Pacquiao: Po festoj këtë triumf të rëndësishëm të karrierës time

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 19:34
Pacquiao: Po festoj këtë triumf të rëndësishëm të karrierës time

Manny Pacquiao u rikthye me fitore në ring pas një viti pushim, duke mundur Lucas Matthysse, një triumf me “KO” në raundin e shtatë për boksierin filipinas, gjë që nuk ndodhte prej 9 vitesh. Boksieri 39-vjeçar mori titullin kampion bote në peshën “welter” në kategorinë WBO, duke treguar edhe një herë se është një kampion pavarësisht moshës. “Jam i lumtur, pasi kisha nevojë për një triumf të tillë. Matthysse është një rival i fortë dhe i vështirë për t’u mundur, por unë arrita ta hedh në tapet. Kemi bërë një fazë përgatitore të mirë gjatë muajvë të fundit”, tha Pacquiao.

“Tani po festoj këtë triumf të rëndësishëm të karrierës time, jam krenar dhe jam rikthyer në vendlindjen time sërish me një titull. E ardhmja do të jetë me të tjera surpriza, pasi po planifikoj që të dueloj  sërish këtë vit. Siç e kam thënë edhe para sfidës, puna jashtë ringut më ka marrë pak kohë, por tani jam rikthyer kampion dhe do të më shihni për shumë kohë të tillë”, u shpreh boksieri filipinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat