Berisha, trajneri i kampionëve do të jetë në Kërçovë

Boksi

Berisha, trajneri i kampionëve do të jetë në Kërçovë

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 12:01
Berisha, trajneri i kampionëve do jetë në Kërçovë

“Superpro Fight Night Uskana” që do të zhvillohet javën e ardhshme në Kërçovë ka sjell shumë emra të njohur për të ndeshur në këtë eveniment ndër ta edhe Shemsi Beqiri i cili do të tentoj që të mbroj titullin e 12 në karrierë, ndërkohë që për titull botë do të luftoj edhe kërçovari me shumë suksese në karrierë, Burim Aliu. Është interesante se ata do ti drejtoj një trajner shumë i madh që respektivisht ka punuar vite me radhë me këta dy emra që i potencuam më lartë.

Bëhet fjalë për trajnerin Remzi Berisha i cili jeton dhe vepron në Bazel. Ai nga viti 2010 është aktiv si trajner i luftëtarëve në “Superprocenter Bazel”. Deri në vitin 2010 ka qenë vetë aktiv në Kickboks dhe Muay Thai dhe deri më tash ka patur 56 ndeshje, prej të cilave vetëm 4 disfata. Ndër ndeshjet e shumta, është ndeshur edhe në Tajlandë. Ndeshjen e tij të parë e ka pasur me vetëm 13 vjet. Si trajner është i specializuar në goditjet me gju dhe teknikën e Muay Thai me bërryl.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat