Latifi: Boll u fshehe kampion, më jep mundësinë time!

Boksi

Latifi: Boll u fshehe kampion, më jep mundësinë time!

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 18:05
Latifi: Boll u fshehe kampion, më jep mundësinë time!

Daniel Cormier ka deklaruar se i kanë mbetur edhe dy ndeshje përpara se të varë dorezat në gozhdë, por kohët e fundit shumë luftëtarë e kanë sfiduar kampionin e dy peshave të ndryshme. I fundit është shqiptari Ilir Latifi.

Latifi ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit në UFC dhe aktualisht është një nga luftëtarët më në formë të peshës “light-heavyweight”.

“Kampion, përse vazhdon të fshihesh. Unë jam kundërshtari i duhur ndaj të cilit duhet të mbrosh titullin.

“Nëse nuk do të ndeshesh me Alex, atëherë ndeshu me mua boll u fshehe kampion, më jep mundësinë time. Respekt,” ishin fjalët e Latifit në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat