Dillian Whyte e rreh Joseph Parkerin në një meç rraskapitës

Boksi

Dillian Whyte e rreh Joseph Parkerin në një meç rraskapitës

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 07:11
Dillian Whyte dhe Joseph Parker

Dillian Whyte e ka rrahur rivalin e vet në kategorinë e rëndë në boks, Joseph Parkerin, në “O2 Arena” në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, të dielën në mëngjes.

Britaniku 30-vjeçar tani numëron plot tetë fitore radhazi pasi ishte më i fuqishëm se ish-kampioni i WBO në një meç rraskapitës në Londër.

Parker, 26-vjeçar, u rrëzua në rundin e dytë, si dhe edhe një herë tjetër në rundin e nëntë pas një goditjeje të fortë me të majtën nga Whyte.

Ai boksoi trimërisht në dy rundet e fundit, por Whyte, edhe pse i lodhur, u mbajt deri në fund dhe fitoi me pikë.

Të dy boksierët numëronin nga një humbje nga Anthony Joshua.

Duke folur pas meçit, Whyte tha se dëshiron rimeç me kampionin e WBA, IBF dhe WBO, Joshuan.

“Dua të rrihem me Joshuan në meçin e radhës. Ende ka shumë gjëra për t’u rregulluar, por nëse ai dëshiron, ja ku më ka”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat